TREGIMI PËR DJALOSHIN I CILI FAJËSONTE TJERËT PËR MOSSUKSESET E TIJ
Do t’u tregoj shembull një djalosh i cili nuk e donte punën e tij, fitonte më pak sesa dëshironte, nuk shkonte në pushime dhe udhëtime që dëshironte, ishte i vetmuar dhe depresiv, asnjëherë nuk mësoi profesionin që dëshiroi dhe asnjëherë nuk bëri asgjë që tha se dëshiroi ta realizojë në qëndrimin e shkurtër në këtë planet . . .
Por, ai ka përgjigje të shkëlqyeshme përse ka ngecur këtu ku është!
Ai ka një listë të gjatë të fajtorëve për gjendjen e tij.Fajëson pushtein, bashkëshorten dhe fëmijët e tij, fajëson shefin e tij, fajëson shtetin, botën, ekonominë, recesionin, fajëson dhembjet e shpinës, fatin e keq të tij, fajëson shkollën. Dhe kjo listë nuk përfundon!
Ky njeri disi erdhi në ide që arsyetimi do t’ia lehtësojë gjendjen dhe fajësimi i tjerëve disi do t’i ndihmojë.
Lexues të nderuar, fajësimi i tjerëve nuk ju ndihmon asgjë. Lista e “fajtorëve” mund të jetë e gjatësa dora juaj, apo rruga juaj. Por, kjo nuk ka rëndësi. Jeta juaj nuk do të ndryshojë për të mirë. Nëse nuk jetoni me jetën që dëshironi dhe nuk punoni çfarë dëshironi, asnjë arsyetim nuk do ta kompenzojë këtë. Kur shikoni rreth vetit, do të shihni të gjitha llojet e njerëzve të cilët rrënojnë arsyetimet tua. Do të shohim njerëz që kanë suksese me qenë të lumtur edhe pse nuk kanë diplomë fakulteti. Do të shohim njerëz që fitojnë shumë të holla, edhe pse është situata e rëndë ekonomike. Do të shohim njerëz që kanë jetë të lumtur edhe pse i kanë nga pesë fëmijë. Do të shohim njerëz që kanë ngritur jetën bashkëshortore nga rrënojat dhe kanë përjetuar lulëzim të sërishëm të dashurisë.
Lexues të dashur, gëzimin që tërheqim nga jeta është i kundërt me proporcionin e asaj sa kemi arsyetim dhe sa i fajësojmë rrethanat tona, jetën tonë.