ANIJA E FUNDOSUR – SHEMBULL SI NUK E NJOHIM MËSHIRËN E ALLAHUT

I vetmi njeri qëpërjetoi fundosjen e anijes u gjet në një ishull të vogël të pabanuar. Për çdo ditë i lutej Allahut që ta shpëtojë duke vështruar horizontin dhe duke kërkuar ndihmë, por dukej se askush nuk kalonte andej. I rraskapitur në fund arriti ta ndërtojë një kasolle nga druri që ta mbrojë nga moti i keq dhe që të ushqehej nga ai ushqim i pakët që kishte mbetur.

Por, një ditë duke kërkuar në ishull ushqim, u kthye në shtëpi dhe e gjeti kasollen e tij të vogël në flakë.Tymi ngritej gati në re.Tani kishte humbur çdo shpresë për shpëtim.Ishte i dërrmuar nga pikëllimi dhe tërbimi.

– O Allahu im, si ma bëre këtë . . . – bërtiste.

Mirëpo, të nesërmen e zgjoi zëri i anijes e cila po i afrohej ishullit.Erdhi për ta shpëtuar.

– Si e kuptuat se jam këtu? – pyeti njeriu i rraskapitur shpëtimtarët e tij.

– E vërejtëm sinjalin e tymit tënd. – u përgjigjën.

Mesazhi!

Njeriu lehtë dekurajohet kur gjërat nuk i shkojnë ashtu siç dëshiron.Mirëpo, nuk duhet humbur shpresën.Allahu është gjithmonë në jetën tonë, bile edhe kur vuajmë.

Mbani mend, herën tjetër kur “kasollja juaj e vogël” merr flakë, ndoshta është sinjali i tymit i cili thërret mëshirën e Allahut.