A DËSHIRONI TË DINI SE A E KENI ZEMRËN E PASTËR?

Psikologia Haleh Banani u ofron një test të thjeshtë të cilin mund ta provoni secili.

Pastërtinë e zemrës mund ta vërtetoni nëse pyesni sa jeni të gatshëm që dikënd tjetër ta lavdëroni ose t’i thuani kompliment?

Sa ju gëzojnë sukseset e tjerëve, arritjet dhe lumturia e tjerëve?

Si ndiheni pasi dëgjoni për një sukses të dikujt, apo kur shihni tek tjetri diç të bukur, apo dëshironi ta keni?

A ndieni me këtë rast shtypje apo pakënaqësi në gjoks?

Kjo d.m.th. që në zemrën tënde ka gjurmë të xhelozisë dhe zilisë.

Nëse vërtet ndiheni të lumtur për personin tjetër dhe jeni të kënaqur me jetën tuaj, nuk do ta keni vështirë t’i jepni kompliment.

Por, nëse vëreni në zemër gjurmë të xhelozisë, ngushëllohuni me njohurinë se secilit i është caktuar nafaka me urtësi të përsosur.

Askush nuk mund t’u merr atë që është e destinuar për ju.

Njihuni me urtësinë e Allahut në ndarjen e pasurisë, diturisë, bukurisë dhe suksesit. Kjo do t’u qetësojë zemrën, do t’u lehtësojë që të kënaqeni në bukurinë dhe sukseset e njerëzve tjerë.

Pra, zemër e pastër është ajo që nuk ka gjurmë të xhelozisë dhe zilisë.