AEKZISTON E KEQJA?

Një ditë, një profesor në fakultet vendosi të polemizojë me studentët.

Pyeti: – A ka krijuar Zoti çdo gjë që ekziston?

Studentët njëzëri thanë po.

– Çdo gjë? – pyeti profesori.

– Po, çdo gjë. – ishte përgjigjja e studentëve.

– Në këtë rast, krijoi edhe të keqen, apo jo? Ngase e keqja ekziston. – tha profesori.

Studentët heshtën ngase nuk kishin përgjigje në këtë pyetje.

Profesori ishte i entuziazmuar ngase tregoi se feja është vetëm mit.

Menjëherë një student ngriti dorën dhe tha: – Profesor, a mund t’u pyes diç?

– Natyrisht. – tha profesori.

– Aekziston ftohtësia? – pyetistudenti.

– Natyrisht koleg. A thua nuk e keni ndier asnjëherë ftohtësinë? – u përgjigj profesori.

Në këtë studenti tha: – Në realitet, profesor ftohtësia nuk ekziston! Në bazë të asaj që kemi mësuar nga fizika, ftohtësia është mungesë e nxehtësisë. Mund të vështrohet a thua objekti ka dhe a e transmeton energjinë dhe nxehtësinë e vet në objektin tjetër. Pa nxehtësi, objektet janë inert, nuk reagojnë.D.m.th. ftohtësia nuk ekziston.Ne e kemi krijuar termin “ftohtë” për ta shpejguar mungesën e nxehtësisë.

– A ekziston errësira? – vazhdoi studenti.

– Po, ajo gjithashtu ekziston. – tha profesori.

– Përsëri gaboni, zotëri. Errësira është mungesë e plotë e dritës. Mund ta studiojmë dritën dhe ndriçimin, por jo edhe errësirën. Prizmi i Nikolsovit tregon shumë ngjyra të ndryshme në të cilat zbërthehet drita, varësisht nga gjatësia valore.“Errësira” është term që ne e kemi krijuar për të shpjeguar mungesën e plotë të dritës. – u përgjigj studenti.

Dhe në fund, studenti pyeti: – A ekziston e keqja, profesor?

Profesori heshti.

Studenti vazhdoi: – E keqja është mungesa e Zotit në zemrën e njeriut, ajo është mungesë e dashurisë dhe fesë së njeriut. Dashuria dhe feja janë sikurse nxehtësia dhe drita.Ato ekzistojnë.Mungesa e këtyre sjell deri tek e keqja.

Profesori heshti.

Ky student ishte Albert Ajnshtajni.