ÇFARË KE NË VETE?

Një profesor në fund të ligjëratës mori një portokall dhe pyeti studentët: – Nëse e shtypi me tërë forcën këtë portokall, çka do të del nga ai?

Studentja në rendin e parë përgjigjet: – Do të del lëngu i portokallit.

Në këtë profesori tha: – Saktë. Kështu është edhe me njerëzit. Kur na ndrydhin problemet, brengat, frikësimet, kur dikush na ofendon, lëndon, përgojon dhe shkakton dhembje, nga ne del tërbimi, urrejtja, zemërimi, shpirtligësia, keqdashësia . . . Pra nga ne del vetëm ajo që kemi në vete. Mbani mend, nëse diç ju ngarkon, nga ju do të del ajo qe keni brenda. Nga portokalli asnjëherë nuk rrjedh lëngu i mollës. Poashtu nga ju asnjëherë nuk del ajo që nuk është brenda jush.