CILI ËSHTË DALLIMI NË MES FRIKËS DHE RESPEKTIT
Shumë vjet më parë jetonte një mbret i vrazhdë, tiran, i quajtur Virat Singh, i cili sundonte në qytetin Vijay Nagar.
Të gjithë banorët ishin të frikësuar nga mizoria e tij. Virati e kishte një qen me emrin Jack, të cilin e donte më shumë se çdo gjë, por një mëngjes të kobshëm, Jacku ngordhi. Mbreti Virat e organizoi një ceremoni shumë të madhe për qenin e tij dhe tërë qyteti mori pjesë.
Virat Singh ishte tejet i lumtur kur pa se sa njerëz e donin dhe mendoi se ishte mbreti më i popullarizuar në botë.
Pas disa ditësh, vdiç mbreti Virat, por askush nuk mori pjesë në varrimin e tij.
Mesazhi i tregimit: Respekti është diç që duhet ta fitoni, dhe askënd nuk mund ta detyroni që t’u respektojë. Ekziston një vijë e hollë në mes frikës dhe respektit. Nuk ka gjë më të keqe se respekti i cili bazohet në frikë.