CILI ËSHTË NJË VEND KU NUK KA MUSLIMANË?!

Këtë bisedë e zhvilluan në avion dy jomuslimanë. Vërejtën që në avion është një musliman, dhe deshën ta provokojnë, dhe njëri duke ia bërë me sy tjetrit, i tha: “Desha që pushimin tim ta kaloja në Afrikë, por kuptova se më shumë se gjysma e popullatës janë muslimanë. Më ofruan punë në Arabinë Saudite dhe e refuzova pasi që gjithë popullsia ishte muslimane . . . Mendova të shkoj në Pakistan, por mësova se edhe atje vlon nga muslimanët.”

Në këtë miku i tij i tha: “E përse nuk mendon për udhëtim në Evropë?”

Ai u përgjigj: “Bile edhe në vendet e Evropës kishte muslimanë mjaft.”

Dhe vazhduan edhe më tej duke provokuar muslimanin. Atëherë, muslimani u kthye kah ata dhe me gjakftohtësi u tha: “Përse nuk mendoni për udhëtim në Xhehennem? Kam dëgjuar se aty është i vetmi vend ku nuk ka muslimanë!”