DËSHIROJ QË ALLAHU TË MË KTHEJË TË PARËT VETËM NJË MINUTË
Një funksionar i lartë, drejtor i nderuar, papritmas e kishte humbur të parit. Por, sëmundja nuk zgjedh.
Pasi humbi të parët, bota e tij u rrënua, marrëdhëniet familjare u shkatërruan, jeta i ndryshoi në themel, por me kohë filloi të adaptohet.
Ky njeri e kishte vetëm një dëshirë. A e dini cila ishte kjo?
Ai nuk kërkonte shtëpi me pesë kate, veturë luksoze, mobil të tipit më të ri, etj. Këto nuk i interesonin atij. Dëshira e vetme e tij ishte që Allahu t’ia kthej të parët vetëm një minutë për ta parë nipin e tij.
Ne si njerëz shpesh sa begati të Allahut kemi në dispozicion e mbi të gjitha shëndetin, familjen . . . lista është e pafund. Mos të bëhemi nga ata që i vlerësojnë begatitë pasi të humbin.
Të jemi faëlnderues për çdo gjë që kemi, ngase shumë njerëz nuk i kanë ato që ne i kemi.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi