DY THASË
Ishin tre njerëz dhe secili prej tyre në supet e tij barte nga dy thasë.
Por, secili prej tyre nuk e ndiente peshën e njëjtë.
E pyetën njeriun e parë: – Çfarë ke në thasë?
Njeriu u përgjigj: – Të gjitha sukseset e mia, të gjitha veprat e mira, të gjitha gëzimet e jetës i kam në thesin e pasëm. Ndërsa në thesin para i kam të gjitha gjërat e këqija dhe të shëmtuara që më kanë ndodhur në jetë. Eci, ndalem shpesh, i nxjerri, i shikoj, i studioj dhe mendoj për ato. Gjithmonë jam me ato, si me mendime ashtu edhe me ndjenja. Kjo është barrë e rëndë për mua, andaj ndalem shpesh, shikoj pas, mundohem me veten dhe përparoj pak dhe ngadalë.
Edhe njeriun e dytë e pyetën njëjtë. Ai tha: – Në thesin para i bart veprat e mira, njohuritë dhe virtytet. Shpesh i shikoj, i nxjerr dhe ua tregoj tjerëve. Thesi prapa përmban mëkatet dhe dobësitë e mia. I barti me vete kudo që shkoj, sepse janë të miat. Më ngadalësojnë dhe ndonjëherë janë tejet të rënda.
Njeriu i tretë u përgjigj: Në thesin para i kam shkruar fjalët “Kujtimet e mira”. Është përplot me mendime pozitive, vepra të mira, dhe çdo gjë të mirë që kam bërë në jetë. Ky thes nuk është fare i rëndë. Përkundrazi, më ndihmon të eci përpara sikurse velat e anijes. Thesi prapa e ka të shkruar “Kujtimet e këqija” dhe është i zbrazët, ngase ia kam prerë fundin. Për çdo gjë të keqe që më ka ndodhur, për mendimet e këqija që ndonjëherë i kam, për të keqen që dëgjoj nga tjerët, pak mendoj dhe i hudhi në këtë thes. Në thesin e zgavëruar ato humbasin përgjithmonë. Unë jam i lirë, nuk kam barrë për të më ngadalësuar në ecje.
Mesazhi: Cilit thes i takon?