FALEMINDERIT, SHTËPIA YNË KA DERË
Nën një shtëpizë ishte një dhomë e vogël në të cilën jetonte një vejushë me djalin e saj të vogël. Jetonin thjeshtë, në situatë të rëndë ekonomike, por kjo familje ishte e kënaqur me fatin e saj.
Por, më së rëndi ishte gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit, për shkak të reshurave të mëdha atmosferike, ngase shtëpiza ishte pa pullaz, kishte vetëm muret dhe derën. Por, për fat gjatë katër viteve sa u rrit djali, në qytetin e tyre nuk kishte rënë fare shi.
Mirëpo, një ditë filloi të bie shi rrebesh, pandërprerë. Vejusha me djalin u strehua në një kënd të dhomës, por ishte e pamundur ta mbrojë djalin e saj në prehër nga shiu. Nëna u ngrit, e shkuli derën e dhomës dhe e vendosi djalin nën derë për ta mbrojtur nga shiu që binte rrëke.
Djali me gëzim e vështroi nënën, i kënaqur dhe i buzëqeshur i tha: – Nënë, a thua si e kanë gjendjen të varfërit që nuk kanë derë kur bie shi?
Djaloshi në këtë moment mendoi se bën pjesë në njerëzit e pasur, ngase kishte derë në shtëpizën e tij.
Mesazhi: Kënaqësia me atë që ke është cilësi e bukur. Ajo është burim i lumturisë dhe shpresës.
Ibn Kajjimi ka thënë: “Kënaqësia është dera më e lartë te Allahu, pushim për robërit e sinqertë dhe xhenneti i tyre në dynja.”