FORCA E ISTIGFARIT
Imam Ahmed bin Hanbeli, dijetari i shquar, në pleqëri udhëtoi në një qytet. Pasi e fali namazin e jacisë, qëndroi në oborrin e xhamisë për të kaluar natën, ngase në qytet nuk njihte askënd.
Për shkak të modestisë së tij nuk deshi t’i paraqitej askujt duke menduar se do ta prisnin shumë njerëz.
Duke mos e njohur Ahmed bin Hanbelin, muteveliu nuk e la të qëndrojë në xhami, duke e tërhequr zvarrë nga xhamia e hudhi jashtë. Një bukëpjekës duke e parë këtë, ndjeu keqardhje ndaj këtij njeriu të moshuar (imam Hanbelit) dhe i ofroi të jetë mysafiri i tij. Derisa po qëndronte me bukëpjekësin, imam Hanbeli e vërejti që ai vazhdimisht bënte istigfar (kërkim falje nga Allahu). Imam Hanbeli e pyeti bukëpjekësin se me thënien e vazhdueshme të istigfarit, a kishte vërejtur ndonjë efekt tek ai. Bukëpjekësi i tha: “Allahu xh.sh. çdo lutje ma ka pranuar, pos njërës.”
Kur e pyeti se cila lutje nuk i është pranuar, bukëpjekësi tha se ka kërkuar nga Allahu xh.sh. që të njihet me dijetarin e mirënjohur, Ahmed b. Hanbelin.
Në këtë, imam Ahmedi i tha që Allahu jo vetëm që ia ka pranuar lutjen e tij, por edhe e ka sjellur imam Ahmedin në pragun e tij.