GOMARI NË PUS

Gomari i vjetër u rrokullis në pus.Pasi që ishte i vjetër, fermeri vendosi ta mbulojë pusin së bashku me të.I ftoi fqinjët e tij që ta ndihmojnë ta mbulojë pusin.Të gjithë morrën lopatat dhe filluan të hudhin dheun në pus.Në fillim gomari në fund tëpusit nuk kuptonte se çfarë po ndodh me të dhe filloi të pallë i egërsuar.Pastaj, për habinë e të gjithëve thjesht u qetësua.Pas disa lopatave me dhe të hudhur, fermeri shikoi në pus. Ngeci i habitur me atë që pa. Në çdo lopatë me dhe e cila e mbulonte gomarin në shpinë, ai e shkundte dheun nga shpina dhe ngritej më lartë.Në fund të gjithë të habitur e shikuan gomarin e lumtur sesi duke kërcyer doli nga pusi i mbuluar me dhe.

Jeta shpesh na mbulon me probleme të ndryshme. Dalja nga pusi i jetës ku ndodhemi është që t’i shkundim problemet dhe të dalim nga pusi.Secili problem i yni është në realitet një mbështetje e jona.Mund të dalim edhe nga pusi më i thellë nëse kemi besim dhe shpresë si dhe nëse nuk ndalemi.Hudhi problemet tua dhe qëndro mbi ato.Asnjëherë, asnjë problem nuk është më i fortë se bindja dhe besimi në Allahun e madhërishëm. Në këtë botë njerëzit gjithmonë do të hudhin gurë në rrugën e suksesit tuaj, por nga ju do të varet çfarë do të bëni ngë këta gurë: mur apo urë?