GOMARI NË PUS

Një gomar i vjetër u rrokullis në pus. Pasi që ishte i vjetër, pronari vendosi ta mbulojë pusin së bashku me të. I ftoi edhe fqinjët që ta ndihmojnë. Të gjithë morën lopatat dhe filluan ta hedhin dheun në pus.

Në fillim, gomari në fund të pusit nuk kuptoi se çfarë po ndodhte me të dhe filloi të pëlliste i egërsuar. Pastaj, për hutinë e të gjithëve u qetësua.

Fshatari u afrua tek pusi për të parë çfarë po ndodh në pus me gomarin.

Ngeci i habitur me atë që pa. Në çdo lopatë me dhe që e mbulonte gomarin, ai e shkundte dheun nga shpina dhe ngritej më lartë. Në fund, të gjithë të habitur e shikuan gomarin e lumtur duke kërcyer nga pusi.

Mesazhi i tregimit:

Jeta shpesh na mbulon me probleme të ndryshme. Dalja nga pusi i jetës ku ndodhemi është t’i shkundim problemet dhe të ecim më tej. Hudhni problemet tuaja dhe qëndroni mbi ato. Nuk ka problem pa zgjidhje, por duhet të kemi besim dhe bindje të fortë tek Allahu, xh.sh.

Mos harroni se njerëzit gjithmonë do të hudhin gurë në rrugën e suksesit tuaj, por nga ju varet çfarë do të bëni me këta gurë: mur apo urë?