I PAGOI TË GJITHA SHËRBIMET E NËNËS
Mendoj sa herë në jetë e kam konsideruar të mundimshme dhe urdhëruese kur nëna më thotë: “Vishu mirë se po ftohesh, kujdes mos u shoqëro me gjithëkënd . . . Ku je tani . . . Kur insistonte të haja edhe pse nuk isha i uritur . . . Je skuqur në fytyrë, mos ke temperaturë . . .” Derisa nuk hasa në Kuran se kështu duhet me qenë, ngase ajo është nënë. Allahu i shpalli nënës së Musait që djalin ta hudh në lum, Ai do ta ruajë. Ai, i Lartësuari e premton. Por, nëna prapë i thotë motrës së Musait: “Shko dhe përcille . . .” Subhanallah.
Për këtë askush nuk mund ta kuptojë nënën, pos nëna. Fëmiut i takon të përulet me respekt ndaj saj, ta dëgjojë me vëmendje dhe të kuptojë se nëse ajo është e kënaqur, është i kënaqur edhe Allahu! Nëse e ke gjallë nënën, ruaje, e nëse ka kaluar nga kjo botë, ruaje me lutje!
Djali erdhi në kuzhinë derisa nëna e përgatiste darkën dhe i dha një letër në të cilën shkruante:
Kositja e barit – 5 euro;
pastrimi i dhomës – 1 euro;
Shkuarja në shitore – 0.5 euro;
Kujdesi ndaj vëllait të vogël – 0.25 euro;
Hudhja e mbeturinave – 1 euro;
Mirëmbajtja e oborrit – 2 euro’
Gjithsej ke borxh – 9.75 euro.
Nëna e mori lapsin dhe në letër shkroi:
Për nëntë muaj që të barta në barkun tim – pa kompensim;
Për kohë të vështira dhe lotët që m’i ke shkaktuar – pa kompensim;
Për të gjitha netët e mbushura me frikë e brengë kur ishe i sëmurë – pa kompensim;
Për lojërat, ushqimin dhe rrobat – pa kompensim.
Djali im, kur i mbledh të gjitha shpenzimet e dashurisë sime ndaj teje – Falas.
Kur djali lexoi letrën e nënës, duke qajtur e mori lapsin dhe me shkronja të mëdha shkroi: E paguar plotësisht.
Allahu xh.sh. urdhëron e thotë:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”
(El – Israë, 23-24)