KËRKO NGA ALLAHU TË (PA)MUNDËRËN
Allahu xh.sh. turpërohet kur besimtari apo besimtarja i ngrit duart për lutje që t’i kthejë të zbrazëta, atëherë përse nuk e ngrisim shkallën e kërkesave tona me lutje të cilat ia drejtojmë Allahut xh.sh. në nivelin më të lartë?!
A keni menduar ndonjëherë për lartësinë e shkallës së pjegamberëve dhe ato që kanë kërkuar nga Allahu xh.sh. në lutjet e tyre? Ata kanë kërkuar ato që për njerëzit duken të pamundshme.
Përse e kanë bërë këtë? Për arsye se tërësisht e kanë njohur kuptimin e emrit të Allahut El-Vehhab (Ai jep shumë pa kompensim).
Mendoni për fjalët e Sulejmanit a.s. kur iu lut Allahut xh.sh.:
“
“
(Sad, 35)
Sulejmani a.s. kërkon nga Allahu xh.sh. pushtet unikal të jashtëzakonshëm, pushtet i cili kufizohet me të pamundurën dhe pasoja e kësaj kërkese ishte e tillë që Allahu i dhuroi dhe bashkoi këto begati: Pejgamberllyk, pushtet, dituri dhe urtësi, ia nënshtroi erën, xhinët, shpezët dhe kafshët e egra.
Dije që në devotshmëri nuk numërohet që ne me qenë modest në lutjet tona. Andaj, ngritni lartë shkallën e lutjeve tuaja në dynja, por gjithashtu edhe për begatitë e ahiretit dhe kërkoni nga Allahu xh.sh. Xhennetin më të lartë, El-Firdevs, dhe mos u bëni të luhatshëm, bile edhe kur mendoni se nuk e meritoni atë që kërkoni, sepse ju lutjen (duanë) ia drejtoni Atij i Cili është El-Vehhab.
E gjithë e përmendura lidhet me një ibadet të cilin shpesh e harrojmë, ndërsa Allahu dëshiron që ne t’i afrohemi Atij dhe ta adhurojmë Atë me atë iabdet. E ky është mendimi i bukur për Allahun!
Në kohën që jetojmë të mbushur me frikësime, dëshpërime, strese të shumta, në pikëpamjen e ardhmërisë, vjen në shprehje ky ibadet i cili na pastron dhe qetëson zemrat tona dhe na mëson që të jetojmë me idenë madhështore dhe mahnitëse për mendimin e bukur për Allahun edhe në momentet më të vështira.
Ngase nëse neve na ndodh dhe afrohet e mira dhe largohet nga ne e keqja, kjo është varësisht nga mendimi ynë i bukur për Allahun.
Për këtë, të kemi mendim të bukur për Allahun, Ai do të na mëshirojë dhe do të na përgjigjet dhe dëgjojë lutjet tona.