KUSH DO TA BLEJË NËNËN TIME, ÇFARË ÇMIMI OFRONI?
Në dasmën e tij, djali e vendosi nënën e tij në ballë të tryezës. Bashkëshortja iu afrua dhe e pyeti se çfarë dëshiron plaka këtu. Ai u përgjigj se kjo është nëna e tij. Por, ajo edhe më tutje insistoi që ta përzë nënën e tij nga dasma.
Djali iu afrua mikrofonit dhe u tha të pranishmëve: “Kush dëshiron ta blejë nënën time, sot e shes, çfarë çmimi ofroni për të, sepse bashkëshortja ime nuk e dëshiron.”
Të gjithë të habitur shikonin në të dhe askush nuk përgjigjej.
Djali iu afrua nënës së tij, e vuri në krahëror dhe tha: “Askush nuk e dëshiron nënën time, por unë e dua.” Dhe e mori nënën duke e lënë nusen me mysafirët dhe shkoi në shtëpi.
Pas disa ditësh në derë iu paraqit njeriu më i pasur në atë vend dhe i tha: “Kam dëgjuar çfarë ka ndodhur në dasmën tënde dhe veprimin tënd që ke ndërmarrë, unë ta jap vajzën time, sepse nëse ti kështu kujdesesh për nënën tënde, e di me siguri se do të kujdesesh edhe për bijën time.”
Ai u martua dhe jetoi në lumturi, ndërsa nusja e mëparshme mbeti e pamartuar, sepse askush nuk e dëshiroi në shtëpinë e vet.
Veproni kështu me nënat tuaja, sepse nëna është në rend të parë.
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi