LËRE PAS VETIT FARËN E NDERSHME TË MBJELLUR
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse vie dita e Kijametit e dikush prej jush e ka në dorë një fidan dhe është në gjendje ta mbjellë, le ta mbjellë.”
Bota ndonjëherë duket e frikshme, vend i errët. Ndoshta njerëzit të shikojnë kush je, apo të kuptojnë gabimisht për shkak të paraqitjes, ngjyrës sate, apo funksionit tënd, apo çfarë bart në kokë.
Ndonjëherë do të jesh i frikësuar. Në këto moment të frikës dhe dyshimit, do të pyesësh a ia vlen të vazhdosh. Do të pyesësh a ia vlen të ëndërrosh, planifikosh, ta shfrytëzosh potencialin tënd. Do të pyesësh a thua hapërimi yt kah drita është ndërmarrje e kotë.
Por, një ditë do të vie dhe do ta gjesh sesi e mban farën e premtimit në duart e tua dhe do të pyesësh a thua duhet ta mbjell? A ka kuptim “Mbille, bile edhe nëse errësira të thotë nuk ka shpresë, asnjëherë nuk do të rritet.”
Kur ta mbjellësh farën, ndoshta do të jesh i padurueshëm. Ndoshta për çdo ditë do ta ujitësh me ujë atë copë toke duke pritur. Përpiqu sa të mundesh. Nuk mund ta detyrosh farën që të hapet dhe rritet. Ajo nuk është nën kontrollin tënd. Kur e mbjellim farën e suksesit në këtë botë, ne gjithmonë dëshirojmë që ta shohim frytin e punës sonë. Po, ajo rritet nën kontrollin e Allahut. Kur Ai thotë “Bëhu”, ajo bëhet.
Ti je përgjegjës që të mbjellësh këtë farë: fjalën e mirë, buzëqeshjen, një euro në arkën humanitare, t’i ofrosh dorën e ndihmës nevojtarit. Mbilli, lirisht. Le të jetë qëllimi yt jetësor që të bëhesh kultivues i veprave të mira.
Në vend që të presësh që të rritet, ec më tej dhe mbill farë tjera. Kur pas vetit i lë të mbjellura veprat e mira, mos prit kompensimin menjëherë.
Do ta shohësh që fara yte është rritur atë ditë kur do të qëndrosh para Zotit tënd, duke lexuar librin e veprave të mira.
Shpresoj që fara e vogël e dobët do të rritet në mal të dendur të dritës, mirësisë dhe shpresës.