LËSHONI GOTËN
Profesori filloi orën duke ngritur një gotë përplot ujë. E ngriti lart aq sa mund ta shihnin studentët dhe pyeti: – Çka mendoni, sa peshon kjo gotë?
– 50 gr . . . 100 gr . . . 125 gr . . . – thonin studentët me hamendje.
– Në realitet as unë nuk e di. Përderisa nuk e peshojmë, nuk mundemi me qenë të sigurtë. Por, unë desha t’u pyes diç tjetër. Çfarë do të ndodhë nëse e mbaj kështu të ngritur gotën për disa minuta? – pyeti profesori.
– Asgjë! – u përgjigjën studentët.
– Mirë, por çfarë do të ndodh nëse kështu të ngritur gotën e mbaj një orë? – pyeti përsëri profesori.
– Do të fillojë të dhemb dora. – u përgjigj shpejtë një student.
– Saktë. E tani çfarë do të ndodh nëse e mbaj kështu gotën tërë ditën?
– Dora do t’u dhemb fort dhe mund të ndodh që t’u shtangohen muskujt, bile edhe t’u paralizohet dora. Padyshim, do të ndieni nevojën e mjekut.
– Shumë bukur. Por derisa e gjithë kjo ndodh, çfarë mendoni a ndryshon pesha e gotës?
– Jo!
– Atëherë, cili është shkaku i dhembjes në dorë dhe shtangimit të muskujve?
Studentët mbeten të hutuar, situata i gjasonte enigmës dhe gjithë filluan të kërkojnë përgjigje.
– Çfarë duhet të bëj për t’u liruar nga dhembja dhe barra në këtë situatë?
– Lëshoni gotën! – u dëgjua një zë në amfiteatër.
– Po, po. Kjo është përgjigjja. Lëshoni gotën! E njëjta gjë ndodh me problemet tua në jetë dhe me mendimet tua të vështira. Të mendosh për ato disa minuta është gjë normale dhe nuk ka në këtë asgjë të padrejtë dhe të gabuar. Por, nëse i mbani në mendjen tuaj një kohë më të gjatë, do të ndieni dhembje. Por, nëse këtë e bëni shumë gjatë, do të ndiheni të paralizuar, gjegjësisht nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë tjetër. Është tejet e rëndësishme të mendoni për ngjarjet ose përjetimet e caktuara në jetët tua dhe të nxirrni konkluzione nga ato, por edhe më e rëndësishme është të dini sesi ta lironi mendjen nga këto probleme në përfundim të çdo dite, që t’i “lini të bien” para se të flini. Kështu veten do ta kurseni nga stresi dhe mundi i madh dhe për çdo mëngjes do të zgjoheni i freskët, i çiltër dhe i pushuar. Do të ndiheni të mbushur me energji të re dhe me lehtësi për t’u përballur me sfidat e jetës pa marrë parasysh se në çfarë situate gjendeni.
Për këtë mbani mend: Lëshoni gotën në fund të secilës ditë!