LUTJA E CILA PRANOHET

– Isha duke u kthyer nga puna, kur papritmas në skaj të rrugës e vërejta një plak. Mendova, vetëm Zoti e di kush do ta merr në veturë, andaj vendosa për hir të Allahut ta dërgoj pa marrë parasysh ku.

Pasi më tha se ku do të shkojë, e mora në veturë dhe u drejtuam kah fshati ku më tha plaku. Rruga ishte e paasfaltuar, por gjatë vozitjes bisedonim me njëri-tjetrin, kështu që koha kaloi shpejtë.

Kur arritëm në fshat, plaku më pyeti: – Te kush po shkon në fshat?

U përgjigja: – Nuk kam askënd në këtë fshat, por unë vetëm për ty erdha.

Plaku më shikoi me sy të përlotur dhe tha: – Djali im, Zoti të dhashtë të mira kudo që shkon!

Besoni, kur plaku i tha këto fjalë, unë nga kjo lutje u rrënqetha. U ndava nga plaku, ndërsa në krahëror ndjeva një lumturi dhe kënaqësi të papërshkruar. Ditë të tëra mendoja për plakun dhe lutjen e tij.

Përse u rrënqeth djaloshi?

Për arsye se përjetoi sinqeritetin e lutjes së plakut. Këto lutje menjëherë pranohen, andaj shikoni dikënd që ta ndihmoni në situatë të caktuar, ngase nuk dini se cila lutje pranohet.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc Ali F. Iljazi