MBRETI DHE TRE MINISTRAT E TIJ
Një ditë mbreti i thirri tre ministrat e tij dhe u tha t’i marrin shportat dhe t’i sjellin mbretit nga kopshti fruta të ndryshme.
Ministri i parë u përpoq që ta kënaq mbretin dhe zgjodhi frutat më të mirë nga gjitha llojet e pemëve dhe e mbushi përplot shportën.
Ministri i dytë mendoi se mbreti me siguri nuk i do për vete frutat, kështu që shportën e mbushi me fruta të mira e të këqija.
Ministri i tretë ishte i bindur se mbreti as nuk do të shikojë çfarë ka në shportë dhe shportën e tij e mbushi me bar dhe gjethe të pemëve.
Ditën e nesërme, mbreti urdhëroi që t’ia sillnin ministrat me shportat e tyre.
Kur i sollën para mbretit, ai urdhëroi ushtarët që të tre ministrat t’i burgosin në qelia të ndara dhe t’i lënë aty tre muaj. Ua ndaloi vizitat në burg dhe nuk u lejoi kurrfarë ushqimi, pos atyre që i kishin në shportat e tyre.
Ministri i parë u kënaq duke ngrënë frutat e mira tre muaj.
Ministri i dytë mezi mbijetoi duke i zgjedhur vetëm frutat e mira që i kishte mbledhur.
Ndërsa, sa i përket ministrit të tretë, ai vdiç nga uria pas një muaji, sepse nuk kishte mbledhur asnjë frut.
Mesazhi i tregimit: Të gjithë ne tani jemi në kopshtin e dynjasë, jemi të lirë të mbledhim vepra të mira apo të këqija, por kur nesër Sunduesi urdhëron që të na mbyllin në varrin e errët, nuk mund të na shpëtojë asgjë pos veprave të mira që i kemi mbledhur gjatë jetës sonë në këtë botë.
Vëlla i dashur, ndalu tani e mendo dhe sille vendimin se çfarë dëshiron me qenë “burgu” yt nesër.