MBRETI I CILI FLISTE ME BIMËT

Njëherë jetonte një mbret i cili fliste me bimët. Doli një ditë në kopshtin e tij dhe vërejti që të gjitha lulet, shkurret dhe drunjtë ishin zverdhur dhe po vdisnin.

Iu afrua ahut dhe e pyeti se përse është zverdhur dhe po vdes, ndërsa ai iu përgjigj se është i pikëlluar, sepse asnjëherë nuk mund të jetë i gjatë sa pisha. Pisha vdiste nga dëshira me qenë si hardhia dhe me dhënë rrush, ndërsa hardhia po vdiste, ngase nuk mund të lulëzonte sikur trëndafili.

Derisa ecte nëpër kopsht dhe fliste me bimët, u gjind para një lule të freskët, të bukur dhe u gëzua shumë. Kur e pyeti këtë lule mbreti se përse nuk është e pikëlluar, kur gjitha lulet tjera dhe drunjtë ishin të pikëlluar, ajo iu përgjigj: – Mendoj se kjo është e natyrshme, o mbret, ngase kur më keni mbjellur, qëllimi juaj ka qenë që t’ua zbukuroj kopshtin që t’u jap aromë të bukur dhe t’u bëj të lumtur. Kështu, mendoj se unë nuk mund të jem tjetër, pos qëllimit tënd.

Mesazhi: Shikoje veten. Mund të jesh vetëm ai që je. Është e pamundur të bëhesh sikur tjetri. Ke zgjidhje, mund të gëzohesh dhe të lulëzosh ashtu si je, ose mund të zverdhesh dhe pikëllohesh nëse nuk e pranon se kush je.