ME DHËNIEN E LËMOSHËS NJERIU ËSHTË GJITHNJË NË FITIM

Një njeri e kishte blerë një dele dhe posa e shkarkoi nga makina për ta futur në shtëpi, i iku. Njeriu vrapoi pas saj dhe delja hyri në një shtëpi ku jetonte një vejushë me jetimët e saj.

Për çdo ditë, nëna e këtyre jetimëve priste tek dera kush do t’i sillte ushqim apo lëmoshë, e këtë e bënin shpesh fqinjët. Kur delja hyri në shtëpinë e tyre, nëna e jetimëve doli të sheh nga kush ishte kjo dele, kur në derë e pa fqiun e saj, Ebu Muhammedin (i cili po e kërkonte delen e ikur), dhe i tha: “Allahu ta pranoftë këtë lëmoshë, o Ebu Muhammed”, duke menduar se ai ia kishte sjellur si sadakë.

Ai në këtë u përgjigj: “Allahu e pranoftë dhe ma bëj hallall për vonesë.”

Pastaj, u kthye kah kibla dhe tha: “O Allah, pranoje si sadakë nga unë.”

Të nesërmen, në mëngjes shkoi për ta blerë delen tjetër. Kur arriti në treg, pa një tregtar me plot dele dhe e zgjodhi një dele të majme dhe më të madhe se ajo dje, dhe e pyeti tregtarin për çmim, ndërsa ky iu përgjigj: “Kjo dele nuk ka çmim, merre dhe shko.” Mbeti i habitur, ndërsa shitësi i tha: “Kjo dele nuk ka çmim, për shkak se Allahu këtë vit më ka dhënë aq shumë qengja, dhe kam premtuar që nëse do të kem shumë dele, myshteriut të parë do t’i jap delen më të mirë dhuratë, e kjo është nafaka yte.”

Ja, kjo është vlera e sadakës, kur jepet në emër të Allahut.