MOS E SHANI KOHËN SE ALLAHU ËSHTË KOHA (dita, muaji, viti)

Mos e shani kohën, ngase Allahu është koha.

Sa herë ju ka ndodhur të thuani: “Sa kohë e keqe është sot,” ose “kjo kohë është e sëmurë,” ose nëse asgjë tjetër sa herë jeni gjetur në mjedisin në mesin e njerëzve të cilëve e para gjë që thonë është “sa kohë e rëndë është sot . . .”, etj.

Jetojmë në mjedisin ku biseda për kohën është ndër temat e para kur njerëzit nuk dinë për çfarë tjetër të flasin. Mirëpo, shumica nuk e dinë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. rreptësisht e ka ndaluar sharjen e kohës, erës, temperaturës së lartë dhe gjelit.

Fjala është për hadithin që e transmeton Ebu Hurejre r.a. që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Mos e shani kohën, ngase Allahu është koha.” (Muslimi)

Versioni tjetër më i gjatë është hadithi kudsi i cili poashtu gjindet në përmbledhjen e haditheve të Muslimit i cili thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: – Allahu ka thënë: – Njeriu më shqetëson me të folurit e tij: kohë të këqija! Për këtë askush mos të thotë: kohë e keqe, ngase Unë jam koha (d.m.th. shkaktoj çdo gjë që ndodh në këtë kohë). I ndryshoj netët dhe ditët e saj, e kur të dëshiroj Unë do t’i vdes.”

Ubej b. K’ab transmeton që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Mos e shani erë dhe nëse vëreni diç që nuk dëshironi, thuani: – Allahumme in-na nes’eluke min hajri hadhihirr-rrihi ve hajri ma fiha ve hajri me umiret bihi (O Allah, të lutemi për të mirën e kësaj ere, për të mirën që bart dhe për të mirën që është dërguar, ndërsa kërkoj mbrojtje nga Ti, prej të keqes së saj, të keqen që bart dhe me të keqen që është dërguar)!”

Duhet theksuar që me sharje nënkuptohet secili i folur i shëmtuar për kohën. Ndryshe, çdo i folur i paturpshëm dhe i pahijshëm sipas islamit është i ndaluar dhe besimtari duhet shmangur dhe gjuhën e tij ta ruajë me kujdes nga ajo që ka kuptim të keq dhe të shëmtuar.

Pejgamberi s.a.v.s. qartë e ka potencuar nevojën e ruajtjes së gjuhës nga gjitha këto. Abdullah b. Mes’udi r.a. transmeton hadithin në të cilin Pejgamberi s.a.v.s. qartë e ka definuar besimtarin: “Besimtari nuk lëndon, nuk mallkon, nuk është i paturpshëm.” (Tirmidhiu, Ahmedi)

Nëse ndodh që dikujt i shpëton dhe flet fjalë të këqija e të shëmtuara, është rregull me thënë istigfar duke e lutur Allahun e madhërishëm që t’ia falë atë mëkat.

Andaj, le të mendojmë mirë për fjalët tona!