NË KËRKIM TË XHENNETIT

Pjesën më të madhe të jetës sonë e kalojmë në përpjekjen që të balancojmë në mes momenteve të rënda dhe të lehta.Në anën tjetër jemi mësuar që me qenë në rrugën e Drejtë nuk është lehtë dhe se ajo është e mbushur me sprova dhe kërkon sakrifica.

Mirëpo, në anën tjetër ne si qenie njerëzore vazhdimisht anojmë kah ajo qëështë më e lehtë.Atë që kemi kuptuar është se në këtë rrugë gjithmonë ka sprova, nxitje dhe testime. Ndonjëherë ka momente të vështira dhe fortuna. Por, me dëshirën e Zotit mu në këto sprova për ty fshihet lehtësia.Ai i cili kërkon strehim tek Allahu, është i shpëtuar edhe kur sprovat janë më të rënda.

Jashtë ndoshta bie shi, por brenda strehës së Allahut është terur. Jashtë ndoshta bubullon, por brenda tejeështë paqe dhe qetësi. Bile edhe zjarri më i madh në jetën tënde mund të bëhet i ftohtë dhe shpëtimtar sikur ishte për Ibrahimin a.s.

D.m.th. tek ne qëndron.Qëndrimi ynëështë i gabuar, ngase përpiqemi ta bëjmë Xhennetin në dynja.Por, një gjë e tillëështë e pamundur.Duhet që ta korrigjojmë shikimin tonë në jetë në këtë botë.Xhenneti apo jeta e qetë në dynja mund të ekzistojë vetëm në shpirtin e njeriut.

Xhenneti juaj është në ju dhe askush nuk mund t’ua rrëmbejë.Dhe as një stuhi, as shiu nuk mund t’i bëjë asgjë. Për këtë, punoni në atë që ta ndërtoni këtë Xhennet dhe përpiquni të hyni në këtë Xhennet dhe do ta keni Xhennetin në dynja dhe ahiret.

“E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.”

(Er – Rrahman, 46)