NËNA DHE TELEFONI MOBIL

Nëna plakë e vetmuar kishte blerë një telefon mobil. Pas një kohe, mendoi se mobili i saj ishte prishur dhe shkoi në dyqanin e telefonave mobil duke u lutur: “Zotëri, a mund ta rregulloni telefonin tim”?

Punëtori e shikoi mobilin, e vërtetoi dhe tha: “Zonjë, mobili juaj është në rregull”.

Plaka e përlotur tha: “E pse askush nga fëmijët e mi nuk më thërret”?

Ky tregim pikëllues duhet të jetë mësim për ne, që të kujdesemi për prindërit tanë para se të vdesin.