NJERIU QË KISHTE GJASHTË VAJZA
Një njeri i kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatëzënë për herë të shtatë.
Një natë para se të flinte u lut në vete: “O Allah, nëse edhe herën e shtatë më lind vajzë, do të divorcohem nga gruaja.”
Të njëjtën natë ëndërroi sikur i erdhi vdekja dhe kaloi në botën tjetër. U gjind pranë xhehennemit dhe u hap dera e parë me qëllim që ta përpijë.
Por, në derë e priti njëra prej vajzave të tij e cila nuk lejoi që babai i saj të hudhet në xhehennem: “Baba, nuk lejoj që ti të digjesh në zjarr!”
Pastaj, këtë njeri e dërguan tek dera tjetër e xhehennemit. Por, aty e priti vajza e dytë me të njëjtat fjalë dhe shpëtoi. Kështu u përsërit në gjashtë dyert e xhehnnemit. Kur erdhi tek dera e shtatë, nuk ishte askush që ta shpëtojë dhe atë e kapën nga të gjitha anët për ta hudhur në zjarr . . .
Dhe mu në atë moment u zgjua duke u dridhur i tëri. I përfshirë nga lumturia, menjëherë ngriti duart dhe iu lut Allahut: “O Allah, pashë madhërinë Tënde, më dhuro edhe vajzën e shtatë!”
Fëmijët janë dhuratë, qofshin femra apo meshkuj, ngase Allahu xh.sh. thotë:
“Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do.
Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.“
(Esh – Shura, 49-50)
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi