NUK KISHA ABDES
Njëri prej vezirëve të sulltan Mahmudit e kishte një djalë me emrin Muhammed. Ky djalosh i edukuar bukur i kryente puënt e shkruesit në pallat. Kur i duhej diç, sulltan Mahmudi i thoshte: “O Muhammed, bëje këtë punë!”
Pra, gjithmonë e thërriste me emrin e tij të vërtetë.
Një ditë, përsëri e thirri për një punë, por kësaj radhe iu drejtua ndryshe: “O djalë i vezirit tim . . .!”
Djalit iu duk sikur shigjeta e helmuar ia shpoi zemrën.
– A thua bëra ndonjë gabim dhe sulltani për këtë nuk më thirri me emrin tim të vërtetë? Kur në mbrëmje erdhi në shtëpi, i tregoi babait të tij dhe i tha: “Babai im! Të lutem, pyete sulltanin për këtë shkas.”
Të nesërmen kur në një moment veziri mbeti vetëm me sulltanin, e pyeti: “Për çfarë e thirre ashtu birin tim, sulltan i dashur?”
Sulltan Mahmudi buzëqeshi dhe tha: “Veziri im, nuk desha të flas për këtë, por do ta them për të mos pikëlluar djaloshin. Emri i djalit tënd është emri i Pejgamberit tonë të pastër, a.s. Unë në jetën time asnjëherë nuk e kam thënë këtë emër pa abdes. Kur dje e thirra djalin tënd nuk kisha abdes, për këtë u turpërova, andaj iu drejtova “djalë i vezirit”. Për këtë rri i qetë.”
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi