PAS VDEKJES NUK DO TË THIRRIN AS ME EMRIN TËND
Edukata islame nënkupton se nuk kemi të drejtë ta nënçmojmë askënd për këtë:
– Mos e përqesh atë i cili në familjen e tij ka probleme duke thënë se është personalitet i dobët!
Nuhu a.s. e ka pasur bashkëshorten jobesimtare, e ai ishte pejgamber i zgjedhur.
– Mos e përqesh atë që është i refuzuar nga populli i vet dhe mos thuaj se është i pavlerë!
Ibrahimi a.s. ka qenë i refuzuar nga populli i vet, por ka qenë mik i afërt i Allahut (halil).
– Mos e nënçmo të burgosurin dhe mos thuaj se është tiran dhe kriminel!
Jusufi a.s. ka qenë i burgosur, por ka qenë pejgamber i sinqert i Allahut.
– Mos e nënçmo atë që ka falimentuar (bankrotuar) pas pasurisë dhe mos thuaj se është i paaftë dhe dështak!
Ejjubi a.s. u varfërua pas pasurisë së madhe dhe ka qenë i dërguar i Allahut.
– Mos nënçmo punëtorin e thjeshtë (fizik) dhe mos thuaj se është i mjerë!
Llukmani ka qenë zdrukthëtar, rrobaqepës dhe bari, por tek Allahu ka qenë i urtë.
– Mos e nënçmo atë që njerëzit e përmendin për të keq dhe mos thuaj se është i dyshimtë!
Muhammedi s.a.v.s. ka qenë i akuzuar si magjistar, i çmendur, por ka qenë i dashuri i Allahut (habib).
Andaj, askënd mos e nënçmo, por përpiqu që cilësi e ytja të jetë mendimi i mirë për tjerët.
Lëre të vërtetën e njerëzve Krijuesit të tyre.
Menjëherë pas vdekjes sate do të thonë: “Ku është mejti”? Askush nuk do të thërret me emrin tënd.
Pas larjes së trupit tënd do të thonë: “Ku është xhenazja”? Nuk do të thërrasin me emrin tënd.
Kur duan të vendosin në varr do të thonë: “Sille tabutin”! – pa thirrur emrin tënd.
Për këtë, mos të mashtrojë as pasuria e as prejardhja, ngase kjo botë vërtet është e pavlerë në krahasim me atë që na pret.
O Allah, falna mëkatet tona!