PËR NDERSHMËRINË FLASIN ATA QË NUK E KANË

Ishte njëherë një fshatar i cili i shiste bukëpjekësit gjalpë. Një ditë bukëpjekësi dyshoi te fshatari dhe vendosi ta peshojë gjalpin për të parë a thua fshatari ia jep saktë një kilogram. Por, vërejti se gjalpi ishte më pak se një kilogram. U tërbua nga zemërimi dhe e akuzoi fshatarin.

Gjykatësi e pyeti fshatarin se a e shfrytëzon peshoren për matje.

Fsahtari u përgjigj: “Gjykatës i nderuar, unë jam njeri i thjeshtë. Nuk i shfrytëzoj peshoret moderne, por e kam një kandar të thjeshtë.”

Gjykatësi e pyeti se si e peshon gjalpin.

Fshatari u përgjigj: “Gjykatës i nderuar, para se bukëpjekësi filloi të blejë gjalpë nga unë, unë çdo ditë bleja afër një kilogram bukë tek ky. Çdo ditë kur blej, bukën e vendosi në një anë të kandarit e në tjetrën gjalpin. Nëse është dikush fajtor, atëherë është bukëpjekësi.”

Mesazhi: Në jetë çdo gjë kthehet me të njëjtën masë. Disa njerëzve jondershmëria u bëhet ves, kështu që nuk dinë ç’është e vërteta dhe ndershmëria. Por kënd e mashtrojnë? Askënd, pos vetveten.