PËR SUKSESIN TUAJ FALËNDERONI ALLAHUN, E PASTAJ NËNËN TUAJ

Disa këshilla për mirësi ndaj nënës.

– Zgjidhni me kujdes dhuratën e përshtatshme për nënën tuaj për rast dhe parashtroni në mënyrë të gëzuar që ta detyroni ta pranojë.

– Zgjidhni me kujdes fjalët gjatë bisedës me nënën tuaj dhe shmanguni që të mos e lëndoni. Mos flisni asnjë fjalë apo shprehje mosrespekti.

– Nëse jeni diku jashtë vendit, thirreni qoftë edhe për disa sekonda, ngase kjo paraqet për të burim të lumturisë. Lehtësoni asaj, zvogëloni dhe lehtësoni brengat e saj dhe largoni nga ajo pikëllimin.

– Përpiquni qa ta vizitoni çdo ditë nëse jetoni në të njëjtin qytet dhe mos lejoni që obligimet e përditshme t’u largojnë që ta mos vizitoni.

– Puthjani ballin apo dorën e saj kur e takoni, se kjo është mënyrë e bukur që ta bëni të lumtur dhe mënyrë tejet e bukur për të treguar mirënjohje ndaj saj.

– Përshkruani tërë suksesin tënd në jetë Allahut të Plotfuqishëm, e pastaj nënës tuaj, se kjo do ta gëzojë dhe bëjë krenare për ty.

– Mos polemizoni me nënën tuaj edhe kur ke të drejtë. Përpiquni në mënyrën më të butë që ta shprehni mesazhin apo mendimin tuaj nëse për këtë ekziston interesim i sinqertë. Por, ndaluni së foluri për të treguar se keni të drejtë.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi