PËRSE NJERËZIT BËRTASIN KUR JANË TË ZEMËRUAR?

Njëherë, një i urtë i gjeti nxënësit e tij duke polemizuar ashpër dhe duke bërtitur njëri ndaj tjetrit.Me paraqitjen e tij diskutimi u ndal, ndërsa ai shfrytëzoi rastin që t’u mësojë një leksion të rëndësishëm jetësor. I pyeti: – Përse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?

Nxënësit menduan një kohë, përderisa njëri nuk u përgjigj: – Për arsye se e humbasin durimin, kyështë shkas.

– Por, përse bërtet kur personi është afër teje? A nuk është e mundur të flasësh qartë dhe ngadalë?

Nxënësit edhe për një kohë dhanë përgjigje, por asnjëra nuk e kënaqi mësuesin.

Më në fund u shpjegoi: – Kur dy persona janë duke u grindur, zemrat e tyre largohen shumë. Për këtë, duhet të bërtasin njëri ndaj tjetrit në mënyrë që bërtima e tyre ta kalojë largësinë për t’u dëgjuar.Sa më të zemëruar që janë njerëzit, më zëshëm duhet të bërtasin, ngase largësia në mes tyre është gjithnjë e më e madhe.

Pastaj, mësuesi pyeti: – Çfarë ndodh kur dy persona janë të dashuruar?

Nuk bërtasin, por flasin me zë të ulët dhe ngadalë.Përse?Zemrat e tyre janë shumë afër.Largësia në mes tyre është tejet e vogël.

E çfarë ndodh kur dashurohen edhe më shumë?Nuk flasin, vetëm përshpërisin dhe afrohen edhe më tepër në dashurinë e tyre. Në fund nuk nevojitet as përshpëritja.

Vetëm shikohen dhe kjo është e gjitha. Kështu janëdy persona që duhen.

Pastaj tha: – Kur grindeni, mos lejoni që zemrat tua të largohen, mos flisni fjalë që mund t’u largojnë edhe më tepër, ngase do të vie dita kur largësia do të jetë aq e madhe dhe asnjëherë nuk do të ketë rrugë prapa.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi