PËRSE PROFESORI ASNJËHERË NUK U MARTUA?

– Ju jeni i mençur dhe i sinqertë. Të gjithë ju respektojnë, dëshirojnë t’u imitojnë dhe pasojnë. Por, prapë neve na intereson një gjë, përse ende nuk jeni martuar? – e pyetën studentët profesorin.

Profesori i hutuar me këtë pyetje në fillim u ndie pakëndshëm, por së shpejti filloi të hapet duke thënë: – Shikoni, unë gjithmonë kam kërkuar gruan e përsosur. Dhe në këtë kërkim kam udhëtuar në shumë vende. Njëherë e kam dashuruar një vajzë tejet të bukur. Ishte vërtet e jashtëzakonshit e bukur. Asnjë mashkull nuk mund t’i rezistonte bukurisë së saj. Por, mjerisht, shpirti i saj nuk e kishte atë bukuri, dhe pas një kohe u ndamë. Pas kësaj, takova një vajzë të re. Ishte e bukur, e mençur dhe e arsimuar. Por, mjerisht karakteret i kishim plotësisht të kundërt dhe u detyruam ta ndërprejmë lidhjen tonë. Që nga atëherë kam parë shumë femra të bukura, por unë ende hulumtoja për femrën e përsosur.

– Dhe çfarë ndodhi, a nuk e takuat asnjëherë këtë femër? – pyetën studentët.

– Po, e takova. Një ditë u paraqit një e tillë. Për mua ishte femër e përsosur, e mençur e bukur, mahnitëse, elegante, e mirë . . . me fjalë të thjeshta e përsosur për mua. – u përgjigj profesori.

– Atëherë, u martuat? – me zë të padurueshëm pyetën studentët.

– Jo! për dëshpërimin tim, ajo kërkonte për vete mashkullin e përsosur. – tha profesori.

Mesazhi: Shumë kërkojnë përsosmëri tek të tjerët duke mos e shikuar veten dhe harrojnë se vetëm Allahu xh.sh. është i Përsosur.

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi