RUHUNI NGA SHTATË MENDIME HELMUESE QË JU SHKATËRROJNË ARDHMËRINË

Problemi më i madh është se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për mendimet negative të shumta personale, andaj në mënyrë konstante pyesin përse janë të pakënaqur.

Shkaku është se në një mënyrë mendimet negative bëhen ves, dhe i konsiderojmë si normale, por ato në realitet na helmojnë çdo ditë dhe na shtyjnë nga rruga e lumturisë në greminë.

Këto janë shtatë mendime më helmuese që na hanë përbrenda dhe nuk lejojnë të jemi të lumtur.

  1. Shikimi i vetes si sakrificë

Nuk jeni sakrificë, andaj ndërpreni duke i akuzuar tjerët për rrethanat që ju kanë “kaluar”. Në vend të kësaj, pajtohuni me gjendjen momentale dhe bëni diç për të ndryshuar. Pengesat janë nxitje, shkollë kah rruga e mundësive të reja.

  1. Të gjithë tjerët e kanë më mirë se unë

“Sikur të kisha të holla si ai, do të isha më i mirë dhe më i lumtur”. Këto mendime duhet larguar menjëherë, ngase absolutisht janë të pasakta. Ndoshta ai është më i pakënaqur se ju. Çmoni atë që keni, një fakt i vërtetë është se asnjëherë nuk dini çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura të dikujt tjetër.

  1. Pritjet e mëdha

Pritjet e mëdha janë fatale për lumturinë tuaj, ngase nuk mund të dini se çka kanë përgatitur njerëzit për ju dhe me çfarë gjëra të pakëndshme do t’u befasojnë. Sa më pak pritni, shanset janë më të vogla që të dëshpëroheni. Bëhuni falënderues që keni shumë më tepër se shumica e njerëzve në këtë planet.

  1. Nevoja që gjithmonë keni të drejtë

Cila është poenta e kësaj? Nuk dëshironi të jeni të lënduar? Nuk mund ta pranoni se keni gabuar? Por i bëni dëm vetit. Ta pranoni se nuk keni të drejtë është cilësi e njeriut fisnik dhe të pjekur. Pos kësaj, secili ka të drejtë në mendimin e vet, për këtë ju keni mendimin tuaj, e tjerët le ta kenë mendimin e tyre.

  1. A thua çka mendojnë tjerët

A thua kjo ka rëndësi? A mendoni se dikush 24 orë gjykon për veprimet tuaja? Dini që askush nuk gjykon për ju aq sa ju gjykoni për veten tuaj. Mos harroni se njerëzit kryesisht mendojnë për veten, e jo për ju.

  1. Nuk ndihem i përgatitur, andaj frikësohem nga ardhmëria

A thua ecni me ombrellë në ditën me diell, sepse ndoshta mnd të bie shi? Natyrisht jo. E tashmja është çdo gjë që keni, ardhmëria është e panjohur. Andaj, kënaquni me të tashmen, ndërsa me ardhmërinë do të adaptoheni atëherë kur ajo bëhet “tani” dhe këtu.

  1. E kaluara definon ardhmërinë

Nëse rrjedhni nga familja e varfër ose keni bërë gabime në të kaluarën nuk d.m.th. që ardhmëria nuk mundet me qenë më e mirë. Nëse veten e keni shënuar si person i pasuksesshëm në bazë të kaluarës, kjo do të ndodh edhe në të ardhmen, por vetëm për shkak të qëndrimit tuaj. Lëreni këtë dhe punoni atë që mendoni se do t’u sjell ndryshime më të mira.

Keni ndërmend fjalinë e njohur: “Çfarë i ke mendimet, ashtu e ke jetën”!