SA VEPËR E LEHTË, POR SA I MADH SHPËRBLIMI PËR TË

Sa e madhe është mëshira e Allahut dhe na ka mundësuar me vepra krejt të lehta të arrijmë shpërblime të mëdha. Nga Abdullah ibn Amr r.a., transmetohet që i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë: “Cilido musliman që vazhdon në kontinuitet në dy cilësi do të hyjë në xhennet. Këto shumë lehtë praktikohen, por pak ka që i bëjnë këto. E para është që pas faljes së namazit dhjetë herë të thuhet Subhanallah, dhjetë herë Elhamdulilah dhe dhjetë herë Allahu Ekber. Kjo është 150 herë me gjuhë, ndërsa 1500 në peshore. E dyta kur bie të flejë le të thotë 33 herë Subhanallah, 33 herë Elhamdulilah dhe 34 herë Allahu Ekber. Kjo është 100 herë me gjuhë e 1000 herë në peshore.”

Abdullah b. Omeri r.a. ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s. që këtë dhikër e bënte me dorë.”

Në rivajetin e imam Ahmedit qëndron se Pejgamberi s.a.v.s. ka pyetur: “A ka dikush prej jush që gjatë ditës i bën 2500 mëkate?”

Dikush pyeti: “I Dërguar i Allahut, si është lehtë t’i bëjmë këto gjëra, por pak janë ata që i bëjnë?”

I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. tha: “Ashtu që dikujt nga ju i vie shejtani kur bie të flejë dhe flen para se t’i thotë këto fjalë dhe i vie pas namazit dhe ia kujton ndonjë nevojë para se t’i thotë këto.” (Hadithin e shënon Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu)

(Pejgamberi s.a.v.s. e ka praktikuar këtë edhe nga 33 herë.)

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi