SA VLEN?

Një djalë iu drejtua një njeriu të urtë për ndihmë duke i thënë:

– Mësues i nderuar, erdha që të më ndihmosh, ndihem i pavlerë, nuk kam dëshirë për asgjë. Më thonë se nuk jam për asgjë, që nuk bëj asgjë mirë, jam i ngathët bile edhe pak i marrë. Si mund të përmirësohem? Çfarë mund të bëj që të më vlerësojnë më shumë?

Mësuesi i tha: – Më vjen keq, djalosh. Nuk mund të ndihmoj, ngase e kam një problem, por nëse mundesh edhe ti të më ndihmosh.

– Me gjithë dëshirë, mësuesi im, urdhëro! – u përgjigj djali.

Mësuesi i tha: – Mirë. E hoqi nga gishti unazën dhe duke ia dhënë djaloshit i tha: – Merre kalin, shko në çarshi dhe shite unazën se më duhet të kthej një borxh. Merr për të një çmim të mirë dhe mos e shit nën një flori.

Djaloshi arriti në treg dhe u ofroi tregtarëve unazën të cilët e shikonin me vëmendje, por kur djaloshi u tha që nuk e shet nën një flori, ata filluan të qeshin, dikush i ofroi dy, tre argjend, dikush një enë bakri. Kështu që u kthye te mësuesi dhe ia shpjegoi rastin duke i thënë se nuk arriti ta shes.

Mësuesi i tha: – Tani shko tek argjendari që ta vlerësojë si duhet unazën.

Kur djaloshi arriti tek argjendari, i cili e njohu unazën e mësuesit, i tha: – Unaza vlen 60 flori.

Djaloshi i hutuar u kthye tek mësuesi dhe i tregoi çka ndodhi.

Pasi e dëgjoi djaloshin, mësuesi i tha: – Ti je sikurse kjo unazë, margaritar i vërtetë, i vlefshëm, unikal. Dhe si të tillë mund të vlerësojë vetëm eksperti. Mos kërko që vlerën tënde ta përcaktojë dikush i parëndësishëm.

Duke thënë këto fjalë e mori unazën mësuesi dhe e vuri përsëri në gishtin e tij.