SAKRIFICA E BASHKËSHORTËVE
Njëherë jetonte një njeri i varfër me bashkëshorten e tij. Njëherë gruaja e tij e cila i kishte flokët e gjatë e të bukur kërkoi nga bashkëshorti një krehër për flokë. Burri i saj u pikëllua. I shpjegoi se nuk ka të holla as për rripin e orës së tij i cili gati ishte i copëtuar.
Ajo nuk insistoi.
Kur kaloi burri pranë dyqanit me orë, e shiti orën e dëmtuar të tij me çmim të ulët dhe shkoi për të blerë krehrin për gruan e tij.
Në mbrëmje erdhi në shtëpi me krehrin në dorë për t’ia dhuruar bashkëshortes.
U befasua kur e pa gruan e tij me flokë të shkurtuar, ndërsa në dorë mbante rripin e ri për orën e bashkëshortit.
Lotët u rrjedhën të dyve, për shkak të forcës së ndërsjellë të dashurisë së tyre.