STABILITETI NË SPROVA

Erdhi një ditë te mësuesi një nxënës duke iu ankuar: “Më kanë kapluar brengat nga të gjitha anët. Çdo gjë më shkon keq. Jam ngushtuar në gjoks nga problemet e shumta (puna nuk ecën, tregtia jo, borxhet më kanë kapluar).”

Mësuesi me vëmendje e dëgjoi dhe kur djaloshi përfundoi me ankesat e tij, deshi që me një shembull praktik ta ngushëllojë dhe këshillojë. Mori një gotë me ujë dhe në të hodhi një sasi hiri. Uji menjëherë u turbullua. Mësuesi i tha: “Kjo gotë e turbulluar je ti dhe sprovat tuaja.” Pastaj e mori për dore dhe shkuan deri në breg të detit duke vepruar në të njëjtën mënyrë, por uji i detit hirin e hedhur e treti menjëherë dhe prapë mbeti i pastër pa u turbulluar fare. Pastaj, mësuesi e këshilloi: “Mos u bëj si gota e ujit, por bëhu si uji i detit, Allahu të mëshiroftë!”

Pra, mos u bëj si shembulli i gotës së ujit, që secila imtësi të pikëllojë dhe brengosë, por bëhu si deti i fuqishëm dhe i pathyeshëm. Shikoji të gjitha sprovat të vogla, e jo të mëdha që të mposhtin.