TA BËSH TJETRIN TË LUMTUR
Dy meshkuj të sëmurë rëndë së bashku ishin të shtrirë në një dhomë në spital. Njëri qëndronte pranë dritares dhe shikonte jashtë për çdo ditë. Tjetri qëndronte në krevat gati i palëvizshëm.
I sëmuri që ishte afër dritares, për çdo ditë i tregonte shokut të vet të palëvizshëm gjërat që i shihte jashtë. Dritarja kishte shikim në park dhe liqenin me mjellma. Patat dhe mjellmat notonin në ujin e liqenit, ndërsa fëmijët loznin në park.
Çiftet e rinj shëtitnin nëpër parkun me lule të të gjitha ngjyrave. Drunjtë e vjetër e zbukuronin rrethinën e në largësi dalloheshin dritat e qytetit.
I sëmuri pranë dritares detajisht ia shpjegonte të gjitha këto, ndërsa shoku i tij i palëvizshëm në krevatin tjetër pranë murit mbyllte sytë dhe i paramendonte të gjitha këto imazhe të bukura që ia përshkruante shoku i tij.
Kështu kalonin ditët dhe javët. Një ditë, shoku i tij pranë dritares ndërroi jetë i qetë. Pasi e larguan trupin e tij nga krevati, shoku i tij kërkoi nga motra medicinale që ta vendosnin pranë dritares për të parë nga jashtë ato bukuri që ia përshkruante shoku i tij për çdo ditë.
Por, kur shikoi, e pa një mur të lartë pranë dritares. I sëmuri e pyeti motrën se cili ishte shkaku që miku i tij i vdekur aq bukur i përshkruante gjërat jashtë. Motra i tha: “Ai ka qenë i verbër, dhe nuk e ka parë as murin para dritares. Por, ai ka dashur t’iu bëjë juve të lumtur.”
Mesazhi: Lumturia e madhe qëndron ta bësh tjetrin të lumtur, pa marrë parasysh kushtet tona. Ndaje lumturinë dhe gëzimin me tjerët. Nëse dëshiron të ndihesh i pasur, numëroji gjërat që nuk mund t’i blesh me të holla.
Dita e sotit është dhuratë e madhe, andaj quhet e sotme dhe nuk kthehet më.