TREGIMI I PEJGAMBERIT a.s. DHE TË KRISHTERIT ADDAS

Kur Pejgamberi s.a.v.s. u sulmua në Taif, i plagosur u strehua në vreshtin e bijve të Rebias, Utbes dhe Shejbes. Ndien keqardhje për Pejgamberin a.s., e thirrën shërbëtorin e tyre të krishterë që quhej Addas dhe i thanë: “Dërgoji atij njeriu rrush të hajë”. Addasi solli pjatën me rrush para Pejgamberit a.s. dhe i tha: “Ha!” I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., mori rrushin duke thënë: “Bismilah!”

Duke e shikuar në fytyrë, Addasi i tha: “Çudi, njerëzit në këtë anë nuk e thënë këtë fjalë”.

“Nga je ti Addas dhe çfarë feje ke?” e pyeti Pejgamberi s.a.v.s.

“Unë jam i krishterë nga Niniva”. – u përgjigj Addasi.

“Qenke nga vendi i njeriut të mirë, Junusit, të birit të Metait.” – i tha Pejgamberi a.s.

“E ku di ti për Junusin, të birin e Metait?” – e pyeti Addasi.

“Ai është vëllau im, ka qenë pejgamber, edhe unë jam pejgamber.” u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.

Addasi u përul dhe filloi t’ia puth kokën, duart dhe këmbët.

Bijtë e Rebias i thanë: “O njeri, Addas, pse po vepron kështu me këtë njeri?”

Addasi u tha: “Zotërinj, njeri më të mirë se ky nuk ka në faqen e dheut. Më shpjegoi për gjërat që vetëm pejgamberët i dinë”.

Ata i thanë: “Ruaju, mos të kthejë nga feja yte, se është më e mirë feja e tij”.