TREGIMI PËR VAJZËN E CILA NGA NËNA E SAJ KËRKOI LEJE PËR PROSTITUCION

Transmetohet se një vajzë e re kërkoi leje nga nëna e saj të bëjë prostitucion.

Nëna u shokua me këto fjalë të vajzës së saj. U përpoq ta bind me këshilla duke i treguar çfarë mëkati i madh është ky, por pa rezultat. Kur nëna e pa që vajza e saj me këmbëngulje pason shejtanin dhe nefsin, vendosi ta testojë dhe i tha: “Nëse e kalon një test, të jap leje.”

Vajza u pajtua, ndërsa nëna ia tregoi detyrën: “Në mëngjes, shko deri tek pallati i halifit dhe kur ai të del nga pallati me përcjelljen e tij, ti bjer në tokë para tij sikur ke humbur vetëdijen.” Vajza u habit, por pranoi ta bëjë këtë.

Në mëngjes shkoi para pallatit dhe posa doli halifi me përcjellësit, ra para tij kinse e ka humbur vetëdijen.

Halifi menjëherë iu afrua, e ngriti nga toka, u kudjes për të derisa ajo erdhi “në vete”. E falënderoi halifin dhe u kthye në shtëpi. I tregoi nënës çfarë ndodhi.

Nëna i tha që pjesën e parë të testit e ka kaluar. Pjesa e dytë e testit ishte e njëjtë, para pallatit ku të del halifi, të shtrihet për tokë. Kur doli halifi, ajo u shtri sikur kishte humbur vetëdijen, por halifi kaloi pranë saj sikur mos me e parë. Por, këtë herë u afrua veziri i tij i cili e ngriti nga toka derisa erdhi “në vete”.

Vajza e falënderoi vezirin dhe u kthye në shtëpi dhe i tregoi nënës çfarë ndodhi.

Testi i tretë ishte i njëjtë.

Këtë herë nuk e shikoi as halifja, as veziri, por vetëm një roje.

Nëna përsëri e urdhëroi që të njëjtin aktrim ta përsëriste herën e katërt.

Por, këtë herë askush nuk e ndihmoi atë të ngritet nga toka, përkundrazi njerëzit që kalonin e pështynin në fytyrë.

Erdhi në shtëpi duke qarë dhe i tregoi nënës çfarë ka ndodhur.

Nëna e mençur e përqafoi dhe i tha: “Bija ime, kështu ndodh kur është në pyetje prostitucioni. Në fillim, vajza kalon me njerëz të pasur, me famë, të bukur, e pastaj bie në shkallë aq të ulët saqë nuk e dëshiron askush, por edhe e shajnë, bile edhe e godasin si kafshë.”

Vajza me sy të përlotur i tha nënës: “Pasha Allahun, nënë, nuk do të bëj kurrë prsotitucion!”

Shpresoj që nga ky tregim dhe veprim i nënës me mençuri rinia jonë e në veçanti vajzat të marrin mësim.

Allahu na ruajtë nga kjo e keqe dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë. Amin!

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi