TREGIMI PIKËLLUES PËR MJEKUN FISNIK

Kirurgu hyri me nxitim në spital. Është thirrur për shkak të gjendjes së një pacienti. Para dyerve të sallës operative e priste babai i pacientit dhe me vrazhdësi iu drejtua: “Pse je vonuar? Djali im është në gjendje kritike e ti vonohesh.”

Mjeku buzëqeshi dhe i tha: “Qetësohu, djali juaj, dhashtë Zoti, do të jetë mirë. Allahu ta ruajtë!”

Operacioni zgjati dy orë. Mjeku doli nga salla dhe i tha babait të pacientit: “Operacioni, faleminderit Allahut, pati sukses dhe djali yt do të bëjë më mirë. Tani më lejo të shkoj, ngase nxitoj se kam një termin tjetër.”

Shkoi duke nxituar, duke mos i lënë rast që ta pyes babai i djalit të operuar.

Kur doli motra medicinale, ai e pyeti: “Si është djali im?” Ajo i tha: “Mirë është!”

Ai tha: “E përse mjeku nuk më shpjegoi asgjë për gjendjen e tij?”

Motra me pikëllim i tha: “Mjeku nxitoi në xhenazen e djalit të tij të vetëm, i cili dje ka pësuar fatkeqësi në komunikacion, dhe nxitoi për t’u mos vonuar në xhenaze.”

Mjeku e kishte lënë djalin në tabut, familjen e përlotur dhe shumë njerëz tjerë që kishin ardhur në varrim, për të ndihmuar dhe shpëtuar pacientin.

Miq të mi, ruani gjuhën. Flisni fjalë të mira ose heshtni. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush më garanton atë në mes buzëve dhe në mes këmbëve, unë ia garantoj Xhennetin!”