VAJZA ME DY MOLLA
Një vajzë e bukur mbante në dorë dy molla. Nëna e saj hyri në dhomë dhe e pyeti vajzën me buzëqeshje: – Shpirt, a po ia jep nënës njërën mollë?
Vajza shikoi të ëmën disa sekonda, e pastaj me shpejtësi e kafshoi njërën e pastaj edhe mollën tjetër.
Buzëqeshja e nënës u zhduk në fytyrë. Ishte e dëshpëruar tejmase me sjelljen e vajzës së saj.
Atëherë, vajza ofroi njërën nga mollët e kafshuara nënës duke i thënë: – Ja, nënë, kjo është më e ëmbël!
Mesazhi i tregimit: Pa marrë parasysh sa keni përvojë dhe sa mendoni se jeni të udhëzuar, shtyni gjykimin për tjerët. Jepuni privilegj tjerëve që ata vetë të shpjegojnë çfarë kanë pasur qëllim. Atë që e shihni nuk mund të jetë realitet. Asnjëherë mos konkludoni menjëherë për tjerët.