VAJZA QË KËRKONTE LUMTURINË

Ishte një vajzë e vogël e cila dëshironte ta gjejë lumturinë. E dinte se e pret rrugë e gjatë deri te lumturia, kështu që përgatiti një kofer përplot sendviçë dhe lëngje. Kur u largua disa shtëpi më larg se shtëpia e saj, takoi një plakë.  Plaka ishte ulur në park dhe shikonte pëllumbat . . .

Vajza u ul pranë saj dhe hapi koferin.  Deshi të merr një lëng, por vërejti që plaka dukej e uritur, kështu që i ofroi një sendviç. Ajo e mori me falënderim dhe buzëqeshi. Buzëqeshja e saj ishte aq e bukur saqë vajza dëshiroi ta sheh përsëri dhe i ofroi lëng. Përsëri plaka buzëqeshi. Vajza ishte e mahnitur! Ishin ulur aty tërë pasditën, hanin dhe qeshnin, pa thënë asnjë fjalë.

Kur u ngop, vajza kuptoi se ishte lodhur dhe u nis për në shtëpi, por u kthye dhe vrapoi kah plaka dhe e përqafoi fort. Plaka i dhuroi buzëqeshjen e saj më të bukur. Kur vajza arriti në shtëpi dhe hapi derën, nëna menjëherë e vërejti një gëzim dhe shkëlqim në fytyrën e saj.

E pyeti: – Çfarë bëre sot që je kaq e lumtur?

Ajo u përgjigj: – Kam drekuar me Lumturinë. A e din çka? Lumturia e kishte buzëqeshjen më të bukur që kam parë ndonjëherë!

Në ndërkohë, plaka duke shkëlqyer nga gëzimi u kthye në shtëpinë e saj. Djali i saj ishte mahnitur nga pamja e saj dhe e pyeti: – Nënë, çfarë bëre sot që je kaq e lumtur?     Ajo u përgjigj: – Drekova në park me Lumturinë. A e di, ajo duket shumë më e re sesa kam pritur.

Mesazhi i tregimit: Lumturia është kudo rreth nesh. Por, duhet ta ndajmë dhe të bëjmë që edhe tjerët rreth nesh ta ndiejnë.