XHENAZJA MË E MADHE NË HISTORI

Një natë, sulltan Sylejmani – Kanuni, doli i maskuar me suitën e tij që të shikojë në çfarë gjendje jeton populli i tij.

Duke ecur me rojet e tij në rrugë hasën në një njeri të vdekur. Askush nuk e kthente kokën për ta shikuar.

Pyeti se i kujt është ky trup i vdekur të cilin askush nuk ia vë veshin.

I thanë që ky është trupi i një pijaneci dhe kurvari; përpos gruas nuk ka as fëmijë as farefis, andaj askush nuk dëshiron që t’ia falë xhenazen as ta varrosë.

Sulltan Sylejmani kërkoi që t’ia tregojnë shtëpinë e tij.

E ngriti nga toka të vdekurin dhe e dërgoi në shtëpinë e tij. Bashkëshortja kur e pa filloi të qajë, duke mos ditur se para saj ishte sulltani.

I çuditur, sulltan Sylejmani e pyeti gruan: – Pse po e vajton burrin cili kishte qenë pijanec dhe kurvar?!

Gruaja i tha: – Burri im ishte i devotshëm dhe i bindur ndaj Allahut. Blente verë, e sillte në shtëpi dhe e derdhte duke thënë: ‘Faleminderit Allahut, ua lehtësova sot të rinjve myslimanë për të mos bërë mëkate’. Poashtu, shkonte tek femrat prostituta dhe ua paguante tërë meditjen me kusht që të kthehen në shtëpitë e tyre. Atëherë thoshte: ‘Faleminderit Allahut, sot ua lehtësova të rinjve myslimanë për të mos bërë mëkate të mëdha’. Unë i thosha: ‘Njerëzit do të gjykojnë sipas veprave të jashtme, do të vdesësh dhe askush nuk do të vie në varrim dhe askush nuk do ta falë xhenazen’. Ndërsa, ai buzëqeshte dhe thoshte: ‘Xhenazen time do të ma falë sulltan Sylejmani, vezirët e tij, ulematë dhe myslimanët’.

Duke dëgjuar këtë, sulltan Sylejmani qajti, e pastaj tha: – Të vërtetën e ka thënë burri yt. Pasha Allahun, unë do ta pastroj me duart e mia, me duart e mia do ta lëshoj në varr dhe do t’i ftoj të gjithë vezirët dhe ulematë që t’ia falin xhenazen…

Pastaj, sulltan Sylejmani urdhëroi tërë ushtrinë, vezirët, ulematë dhe gjithë popullin që t’ia falin xhenazen dhe ta përcjellin këtë njeri me nderimet më të mëdha, duke e varrosur në varrezat e sulltanëve osmanë.

Ishte kjo xhenazja më e madhe në historinë e perandorisë osmane.

Qoftë i lavdëruar Allahu, xh.sh.

 

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi