GJASHTË TË VERBËRIT DHE ELEFANTI
Ishin gjashtë njerëz nga India mjaft të ditur që shkuan për ta parë elefantin, (por të gjithë ishin të verbër) që së paku ta preknin . . .
I pari iu afrua elefantit në anën e tij të gjerë dhe të fuqishme dhe filloi të bërtet: – O Zot, elefanti qenka si mur!
Tjetri duke prekur ashtin bërtiti: – Kjo qenka si shtizë!
I treti e preki feçkën dhe me trimëri tha: – E ndjej që elefanti është sikurse gjarpri!
I katërti e preki gjurin dhe bërtiti: – Gjërat janë të qarta, elefanti është sikurse druri!
I pesti e preki veshin dhe tha: – Kjo gjë e elefantit qenka si ventilator!
I gjashti e preki bishtin dhe tha: – Elefanti i gjason litarit!
Dhe ja kështu dijetarët e verbër të Indisë gjatë dhe zëshëm polemizuan secili me idenë e vet duke hudhur poshtë idenë e tjetrit, edhe pse pjesërisht të gjithë kishin të drejtë, por prapë nuk pajtoheshin fare njëri me tjetrin.
Mesazhi i tregimit: Shumë shpesh lëshohemi në polemika shkencore, teologjike dhe konteste tjera, të zhytur në padituri, duke folur për gjërat të cilat asnjëherë nuk i kemi shikuar në tërësi, nuk i kemi ndier e as njohur.