BABA, LOTËT E TU MA SHUAJNË QIRIRIN TIM

Një njeri e kishte humbur bashkëshorten në fatkeqësi komunikacioni duke i lënë pas një vajzë të vogël të vetme. Jetonte vetëm për të. Ajo ishte jeta e tij. Një ditë, u sëmur dhe pas shumë përpjekjeve të mjekëve më të mirë, vajza e vogël vdiç.

Babai nuk pajtohej. U mbylli dyert miqve, refuzoi çdo aktivitet dhe u mbyll në shtëpi i pashpresë për të jetuar, duke qarë pandërprerë.

Një natë, pa një ëndërr të çuditshme. Ishte në qiell dhe pa një kolonë të madhe fëmijësh. Marshonin kah një linjë e pafund. Të gjithë fëmijët ishin me rroba të bardha të ndritshme dhe secili fëmijë e mbante nga një qiri. Nga larg vërejti se vetëm qiriri i një fëmije nuk flakëronte. U afrua dhe pa se ky fëmijë ishte vajza e tij e vogël. E mori në krahëror duke e lëmuar me butësi dhe i tha: – Përse vetëm qiriri yt nuk flakëron?

– Baba, sa herë që e ndezi, lotët e tu ma shuajnë! – u përgjigj vajza.

U zgjua nga ëndrra e tij. Leksioni ishte i qartë si kristali. Nga ajo ditë iu kthye jetës me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Nuk deshi që qiriri i vajzës së tij të vogël të shuhet për shkak të lotëve të tij të padobishëm.

Mesazhi i tregimit: Si reagojmë ne ku shpresat tona, ëndrrat tona nuk shkojnë rrugës që dëshirojmë? A thua qajmë kot dhe qëndrojmë në vend të dëshpëruar, ngase nuk mund të ndryshojmë fatin tonë, apo bëjmë durim, shpresë dhe këmbëngulësi? A thua kërkojmë nga Allahu i Mëshirshëm të na ndihmojë, apo groposemi dhe largohemi nga Ai dhe gjithë tjerët?

 

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi