DUHET PAKËZ TË AFROHEMI

Një djalëe kishte humbur punën me të cilën e mbante familjen e vet, dhe kështu ra në depresion të thellë dhe nuk dinte kujt t’i drejtohej . . .

Në fund vendosi të kërkojë këshillë nga një plak i urtë që jetonte në skaj të fshatit.

I nervozuar djaloshi u ankua para plakut për problemet e veta, e në fund i tha: “Gjatë po i lutem Zotit të më ndihmojë, përse Zoti nuk më përgjigjet?”

Plaku i urtë u ngrit dhe shkoi në fund të dhomës dhe tha diç që gati nuk dëgjohej. Djaloshi iu afrua pakëz më afër. “Çka tha?” – e pyeti. Plaku i përsëriti fjalët, por prapë me zë të ulët. Atëherë, djaloshi iu afrua edhe më afër dhe i tha: “Më vjen keq, por prapë nuk të dëgjova.”

Plaku tha: “Zoti ndonjëherë flet pa zhurmë, kështu që duhet pakëz t’i afrohesh për ta dëgjuar.”

Këtë herë djaloshi dëgjoi dhe kuptoi. Të gjithë ne dëshirojmë të dëgjojmë zërin e Zotit i cili bart përgjigjen në problemin tonë. Por, duhet t’i afrohemi pakëz më afër për ta dëgjuar përgjigjen.