NË ÇKA SHIKON ZEMRA YTE?

Shpesh pikëllohemi për shkak se fokusohemi në gjëra të gabuara. P.sh. nëse kemi gabuar, ne fokusohemi në mëkat e jo tek i Gjithëmëshirshmi. Nëse jemi të thyer, ne fokusohemi në thyerje e jo në El-Xhebbarin, Ai i Cili përmirëson. Nëse na dhemb diç, ne fokusohemi në plagën e jo në Atë i Cili i shëron të gjitha plagët. Nëse jemi të frikësuar, ne fokusohemi në frikë në vend të Mbrojtësit. Nëse ballafaqohemi me problemin, ne e shohim problemin e jo Atë që mund ta zgjidh problemin. E shohim luanin e jodresuesin e luanit. Ne e shohim jopërsosmërinë e dynjasë, por jo përsosmërinë e Allahut. Ne shohim gjërat e menjëhershme, por jo edhe të nesërmen. Shohim pemën, por jo edhe frutat, shohim gjembin, e jo trëndafilin. Tërë dhembja ynë, pikëllimi ynë, pashpresa jonë, janë rrjedhë nga shikimi në krijim në vend të Krijuesit. Pyetni në çka shikon zemra juaj.