NJERIU NGARKOHET ME MENDIME NDËRSA ZOTI ËSHTË AI QË PËRCAKTON

Mbreti e kishte gjykuar një zdrukthtar me vdekje dhe kur arriti lajmi tek ai, tërë natën nuk mundi të flejë. Bashkëshortja i tha: – O burri im, fli sikurse çdo natë, ngase Zoti është Një, ndërsa dyer ka shumë!

Këto fjalë të gruas ia larguan gurin nga zemra e tij dhe mbylli sytë dhe fjeti.

U zgjua në zhurmën e trokatjes së ushtarëve në derën e tij.U zbeh në fytyrë, e shikoi gruan e tij me keqardhje duke u penduar pse i besoi.Pastaj, hapi derën dhe i zgjati duart duke u dridhur para ushtarëve që ta dërgojnë.

Ushtarët e çuditur i thanë: – Mbreti ka vdekur dhe dëshirojnë që ti t’ia mbarosh tabutin.

Fytyra e zdrukthtarit u këndell, e shikoi gruan e tij, duke kërkuar falje me shikim, ndërsa ajo qeshi dhe tha: – O burri im, fli sikur çdo natë, ngase Zoti është Një, ndërsa dyer ka shumë!

Robi ngarkohet me mendime, ndërsa Zoti është Ai që përcakton.

Kush krenohet me pozitën e tij, le ta kujtojë faraonin.

Kush krenohet me pasurinë e tij.le ta kujtojë Karunin.

Kush krenohet me prejardhjen e tij, le ta kujtojë Ebu Lehebin.

Fuqia dhe pushteti janë tek Allahu i madhërishëm.