BANKA E ÇUDITSHME, E KENI EDHE JU?!

Paramendoni që çdo mëngjes, kur zgjoheni, një bankë vendos në llogarinë tuaj 86.400 euro.Çfarë do të bëni?

Rregulla e parë thotë: Të gjitha që nuk keni arritur t’i harxhoni gjatë ditës, ju marrin në mbrëmje. Nuk duhet të mashtroni dhe as t’i transferoni në ndonjë llogari tjetër. Keni të drejtë t’i harxhoni kryesisht gjatë të njëjtës ditë dhe mos harroni që për çdo mëngjes posa t’i hapni sytë, banka u hap llogarinë e re në shumë prej 86.400 euro për atë ditë dhe kështë për çdo ditë.

Rregulla e dytë: Banka mund ta ndërprejë “lojën” pa asnjë paralajmërim! Për çdo moment mund t’u lajmërojë se çdo gjë ka përfunduar dhe llogaria juaj definitivisht mbyllet.

Padyshim, që ju të gjithë të hollat e marra do t’i harxhoni në argëtim dhe blerjen e dhuratave për ata që i doni. Do të përpiqeni që çdo euro t’u sjell lumturi dhe kënaqësi.    A thua ekziston kjo bankë?Këtë bankëtë çuditshme e kemi në dispozicion të gjithë ne.

Kjo është KOHA!

Për çdo mëngjes kur zgjohemi, banka ynë e jetës na hap llogarinë prej 86.400 sekondave të jetës për atë ditë deri në mbrëmje. Çdo gjë që nuk e kemi shfrytëzuar atëherëështë e humbur.Dje, përgjithmonë ka kaluar.Dhe çdo mëngjes kjo magji përsëritet.Çfarë bëni ju me 86.400 sekondat tua gjatë ditës?